Një grua 37-vjeçare, e prekur nga një gjendje e rëndë shëndetësore psikike, është e paaftë për punë dhe jeton në kushte të vështira, pa mundësi për të përballuar shpenzimet bazë. Shoqata Humanitare “Bamirësit Struganë” ka marrë përsipër shlyerjen e faturave të rrymës, që kjo grua të mos mbetet pa energji elektrike dhe pa dinjitet në jetën e përditshme. I bëjmë thirrje kujtdo që ka mundësi, të ndihmojë në pagesën e këtyre faturave. Çdo kontribut, sado i vogël, është një dritë shprese për të. Së bashku mund ta lehtësojmë barrën e saj dhe t’i tregojmë se nuk është vetëm.
Numri i përdoruesit: 006602099
Shuma: 4355 MKD
Fatura: #1163046779
Bëhet fjalë për një pensionist që mbijeton me një pension minimal prej rreth 60 euro në muaj, si dhe me ndihmën sociale prej rreth 6.000 denarësh, të cilat i shfrytëzon bashkëshortja. Me këto të ardhura të pakta, familja përpiqet të përballojë jetesën e përditshme dhe njëkohësisht të kujdeset për djalin e tyre, i cili është i sëmurë, i paaftë për punë dhe me një diagnozë të rëndë. Edhe pse faturat e energjisë elektrike janë minimale, ato përbëjnë një barrë të madhe për familjen.
Numri i përdoruesit: 006618659
Shuma: 1533 MKD
Fatura: #1163147182
R.S. eshte e moshuar, pensionere nga Struga po përballet me vështirësi ekonomike dhe jeton me të ardhura minimale, vetëm nga pensioni i bashkëshortit të ndjerë. Edhe pse mundohet të kursejë maksimalisht dhe ta shpenzojë energjinë elektrike me shumë kujdes, pagesa e faturës së EVN-së përsëri mbetet e vështirë për t’u përballuar. Fatura nuk është e madhe, por kur jeton me shumë pak të ardhura, edhe shuma më e vogël bëhet barrë. Le të tregojmë edhe një herë humanizmin dhe solidaritetin tonë. Çdo ndihmë ka vlerë.
Numri i përdoruesit: 006581459
Shuma: 1315 MKD
Fatura: #1162817950
Jetojnë dy familje në një orë rryme. Njëri kryefamiljar ka 3 fëmijë, është person me aftësi të kufizuara, ndërsa bashkëshortja ka probleme shëndetësore. Vëllai tjetër ka 3 fëmijë dhe është i vetmi që punon, me pagë minimale. Gjithsej 11 anëtarë, realisht të pamundur për t’i mbuluar shpenzimet bazë. Shoqata jonë, që nga themelimi, ka qenë shtylla kryesore mbështetëse e kësaj familjeje.
Numri i përdoruesit: 006549493
Shuma: 6307 MKD
Fatura: #1163030225
Shoqata Humanitare Bamirësit Struganë ju drejtohet me thirrjen humanitare për B.B. nga fshati Dollogozhdë, baba i dy fëmijëve, i cili për shkak të gjendjes së tij shëndetësore (I802 – tromboflebit i thellë në gjymtyrët e poshtme) nuk është në gjendje të punojë dhe të sigurojë kushtet bazë për familjen. Fatura e energjisë elektrike është një barrë e papërballueshme për të. Ftojmë çdo person me mundësi që të kontribuojë në pagesën e kësaj fature, duke u bërë shkak që kjo familje të mos mbetet pa një nevojë jetike. Çdo ndihmë, sado e vogël, bën dallim të madh
Numri i përdoruesit: 006560526
Shuma: 3835 MKD
Fatura: #1162432835
Një i moshuar nga Struga S.T. jeton me bashkëshorten vetëm me ndihma sociale prej 6500 denarësh në muaj. Me këto të ardhura minimale, pagesa e faturës së EVN-së është bërë shumë e vështirë për ta. Le të tregojmë humanizëm dhe solidaritet. Çdo ndihmë ka vlerë.
Numri i përdoruesit: 100179503
Shuma: 13645 MKD
Fatura: #1158852890
H.J., edhe pse në moshë të re, vuan nga sëmundje kronike dhe ka pasur intervenime të shumta të njëpasnjëshme, duke e bërë të pamundur për të të punojë. Për shkak të gjendjes së rënduar financiare, ai nuk ka mundësi të mbulojë faturat e mbetura të EVN-së. Çdo ndihmë është shumë e vlefshme.
Numri i përdoruesit: 006535154
Shuma: 3163 MKD
Fatura: #1162629235
E.A. nga një prej fshatrave të Strugës është baba i një vajze vetëm 2 muajshe. Ai punon çdo ditë për të siguruar jetesën e familjes së tij 3-anëtarëshe, por përballja me shpenzimet e përditshme është bërë shumë e vështirë. Me një pagë dhe me ndihmë minimale shtetërore prej rreth 6.000 denarësh në muaj, familja nuk ka mundësi të përballojë faturat e energjisë elektrike. Kushdo që dëshiron të ndihmojë në pagesën e faturave të rrymës për këtë familje, mund të na kontaktojë. Çdo ndihmë ka vlerë.
Numri i përdoruesit: 102203163
Shuma: 6983 MKD
Fatura: #1162631289